Dumrea karakterizohet nga 84 Liqene karstik. Ne kemi filmuar nje pjese te vogel te tyre por Mbete dhe shume per te pare, per me shume vizitoni Belshin
Dumreja, gjithashtu Pllaja e Dumresë, e njohur edhe me termin 'Dumrea' ose 'Duam - re', është krahinë e njohur për numrin të madh e liqeneve të saj. Pallaja e Dumresë ndodhet në rrethin e Elbasanit, rrethin e Fierit dhe në rrethin e Peqinit. Krahina përfshin qytetin e Belshit dhe mbi 40 fshatra të tjera në rajon.
Dumreja është zona kodrinore shtrihet përpara fushës së Myseqesë. Ne baze te formimit gjeojogjik, Dumreja ka formën e një pllaje karstike. Përgjate gjithë shtrirjes territoriale, lartësia nuk ndryshon më shumë se 50 metra differencë, edhe duke parë lartësin e përgjithhme të ulët me nivelin e detit përcaktoht si zonë kodrinore.
Dumreja përfshin territorin e katër komunave dhe të një minibashkie, të gjitha pjesë të rrethit Elbasan, dhe që janë: Belsh, Shalës, Grekan, Kajan,Rrasë e Fierzë. Zona e Dumresë, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 215 km² kufizon në jug me rrethin e Kuçovës, ne lindje me fushën e Elbasanit, në veri me rrethin e Peqinit dhe në perëndim me rrethin e Lushnjës.
Shumë e njohur për bukurinë e veçantë të peisazhit, bëhet përgjatë shekullit të XX, kur kryeqëndra e saj Belsh përshkruhet si kryeqytet i Shqipërisë nga një ndër personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes shqiptare, Sami Frashëri.
0 comments:
Post a Comment